fbpx

Video duke pirë kokainë, vjen reagimi bombë nga PS për Kryebashkiakun

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj ka reaguar sot për videon e publikuar disa ditë më parë në media, ku PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë.

Deputetja e PS-së theksoi se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti.

“Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëruar, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që ti kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë cdo lloj situatë. Nëse dikush thyen rregullat e punës nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar SPAK”, deklaroi Felaj.