Video e aksidentit / Tetë vite pas Simoncellit, një tjetër pilot humb jetën në Sepang

sepang.jpg

Kur kanë kaluar pak më tepër se 8 vite nga vdekja e Marco Simoncellit, pista e Sepangut në Malajzi ka marrë jetën e një tjetër motoçiklisti gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për indonezianin Afridza Munandar, që po garonte në Idemitsu Asia Talent Cup dhe u rrëzua në kthesën e 10, që në xhiron e parë, ndërsa iu dha menjëherë ndihma e parë nga personeli mjekësor në pistë.

Më pas 20-vjeçari u transportua për në spitalin e Kuala Lampurit, por nuk ia doli t’u mbijetojë plagëve të marra, duke bërë u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. Mudandar ishte një nga pilotët më premtues të kësaj kategorie të motoçiklizmit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303