fbpx

(VIDEO) E dëmtoi tërmeti, shembet godina e parë në Qytet Studenti, familjet kalojnë me qira

Shembet në Qytet Studenti godina nr. 15 e cila banohej nga familjarë prej shumë vitesh dhe jo studentë, ndërsa tërmeti i 26 Nëntorit e nxori të pabanueshme si pasojë e dëmeve të shumta. Pasi familjarët, 220 persona nxorën të gjitha orenditë jashtë, fadroma nisi shembjen e godinës. Fillimisht u planifikua shembja me eksploziv, por pas një vlerësimi të dytë u ndryshua.

1575804221_shembetbanesa001.jpg

Shembja totale pritet që të zgjasë, pasi po bëhet me mjete të rënda. 220 personat që banonin në këtë godinë kanë përfituar nga bonusi i qirasë duke u zhvendosur në ambiente të tjera. Ndërkohë që në Qytet Studenti do të shemben edhe dy godina të tjera, nr. 18 dhe nr. 19, të cilat kanë pësuar dëmtime në strukturë.