VIDEO e dhimbshme/ Fëmija shqiptar kalon natën nën bredhin e qytetit

Natën e kaluar në qytetin e Pejës një fëmijë i vogël e ka kaluar natën  jashtë në temperatura shumë të ulëta.

Në një video të publikuar shihet se vogëlushi është strehuar brenda bredhit dekorues të Vitit të Ri që është i vendosur në sheshin e këtij qytetit.

Reshjet e borës nuk janë ndalur prej disa ditësh në Kosovë dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë vështirësi për personat e pastrehë.