Nga Spitali i Traumës, ku para gati një ore vdiq Andi Maloku, një prej të plagosurve të atentatit në Shkozet, janë publikuar pamjet e para ku shihet momenti që familjarët marrin lajmin e hidhur për vdekjen e Malokut.
Siç shihet në videon e publikuar nga “Tirana News”, familjarët ndodhen në korridoret e spitalit dhe në momentin që u jepet lajmi fillojnë të qarat.
“Obobo çuni, o Andi…!”– dëgjohet nëna dhe nis vajin.