VIDEO/ E gjejnë si të vogël, shikoni ç’i bëjnë Kaçes te PAOK-u

Ergys Kaçe është bashkuar prej ditësh me PAOK-un, pas përfundimit të huazimi te Panathinaikos. Mesa duket, Kaçe i ka bindur drejtuesit pasi në dy miqësore ka luajtur titullar dhe harmonia në grup është mjaft e mirë.

Sot shqiptari ka festar ditëlindjen dhe në fushën stërvitore, shokët e skuadrës ia kanë uruar në një mënyrë mjaft të njohur tashmë.

Futbollistët kanë formuar tunelin e famshëm, të cilin asnjëri nuk do të donte ta provonte.

Sikur të mos mjaftonte vetëm tuneli, futbollistët e kanë bllokuar hyrjen, duke e ngecur Kaçen brenda ndërkohë që si përfundim të gjithë e kanë uruar. Pjesë e PAOK-ut është edhe mbrojtësi Enea Mihaj dhe tashmë për Kaçen, mbetet të shihet vendimi që do të marrë klubi.