Video/ E gjithë bota shqetësohet për Merkel, kancelarja gjermane dridhet për herë të tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sot duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Anthony Reney.

Trupi i Merkelit dridhej ndërsa qëndroi me Rine gjatë nderimeve ushtarake. Edhe pse përpiqet ta mbajë nën kontroll, duket që kancelarja e ka të pamundur.

Kjo është hera e tretë që trupi i Merkel dridhet në mënyrë të pakontrolluar.

Fillimisht, zonja Merkel ishte parë duke u dridhur derisa qëndronte ndanë presidentit të ri ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 18 qershor, por më pas tha se ishte ndjerë më mirë pasi kishte pirë disa gota ujë.

Kancelarja u pa derisa dridhej sërish derisa takohej me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier me 27 qershor.

Zëdhënësi i saj kishte thënë se ajo ishte mirë, se ndihej mirë, dhe Merkel më pas udhëtoi për në samitin e G20 në Japoni.

64 vjeçarja Merkel ka qenë në krye të politikës gjermane për 14 vjet rresht. Ajo njoftoi vitin e kaluar se do të largohej në vitin 2021 kur edhe i përfundon mandati.