fbpx

Video e pazakontë/ Polici i del para makinës, shoferi ‘i frenon gozhë para këmbëve’

me.png

Videoja që po qarkullon në rrjet ngjan me një film aksion.

Efektivi i një patrulle policie për pak sa nuk është përplasur nga një automjet që po vinte me shpejtësi në drejtim të tij.

Punonjësi i policisë ka dalë para makinës me qëllim për ta ndaluar, por drejtuesi i saj ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka frenuar “gozhdë” para këmbëve të efektivit.

Videoja është filmuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit është proceduar penalisht për gjestin e tij, me të cilin i rrezikoi jetën punonjësit të policisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303