VIDEO e përleshjes/ Ish-shefi i Lazaratit dhe të tjerë i bllokon rrugën Ramës

Kryeministri, Edi Rama së bashku me drejtues të PS-së kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pasditen e sotme kryeministri do të jetë në qytetin e Gjirokastrës për tu takuar me banorët dhe për të prezantuar kandidatin e PS.

Nën udhëheqjen e ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko, disa protestues janë grumbulluar në Gjirokastër për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama ku edhe janë përplasur me policinë.

Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.