fbpx

Video e publikuar nga Veliu, reagon për herë të parë Rama: Ishte një përpjekje e keq-shpjeguar…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së dhënë pak më parë, është pyetur gjithashtu edhe në lidhje me publikimin e videos nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliut, të mamasë së minorenit të dhunuar në zonën e Liqenit në Tiranë. Kreu i qeverisë deklaroi se është i prirur t’i besojë ndjesës së tij publike.

“Nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën. Polici i dhunës është pezulluar menjëherë nga detyra. Ka gabuar, por kam respekt për Ardi Veliun dhe jam i prirur që ti besoj ndjesës së tij publike. Ishte një përpjekje e keq-shpjeguar nga Ardi Veliu.”- tha ai.