Video e rëndë/ Durrës, ja si u përplas për vdekje shpërndarësi i picave nga autobusi

93261bbf231888cd15226a61577399a4_L.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi te ‘Ura e Dajlanit’, ku shpërndarësi i picave u përplas nga një autobus.

Mësohet se viktima sapo kishte filluar punë ditën e djeshme në një piceri në këtë zonë.

Nga videoja shihet qartë se si viktima është përplasur nga një autobus e më pas është hedhur në ajër nga një makinë që vjen me shpejtësi.

Informacioni  i policisë:

Durrës. Informacion/ paraprak:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durrës i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303