Në Hong Kong vijojnë protestat e qytetarëve, të cilat herë pas here degjenerojnë edhe në përleshje me policinë.
Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar një ngjarje të rëndë ku një prej protestuesve i ka kafshuar veshin një politikani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambienteve të një qendre tregtare në lagjen e ‘Tai Koo Shing’ në ishullin kryesor të Hong Kongut.