VIDEO e rëndë/ Sherr në Kamëz, 5 djem rrahin një tjetër, që ishte i shoqëruar me dy vajza

Një sherr mes të rinjve u regjistrua pak më parë në kryeqytet.

Pesë djem kanë sulmuar një djalë tjetër në rrethrrotullimin e Kamzës.

Sipas mesazhit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, djali i dhunuar, po udhëtonte me një makinë tip “BMW”, brenda së cilës ishin edhe dy vajza.

Në pamjet e mëposhtme, shihet sesi djali i cili ndodhej brenda në BMW, tërhiqet zvarrë dhe goditet nga pesë të tjerët.

Pasi thirrjes se po vinte policia, grupi i të rinjve është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes. joq