VIDEO e sulmit me armë në Gjermani

Sot në mëngjes është regjistruar një sulm jashtë një sinagoge në Gjermani, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë dy persona, një sulm ky i regjistruar në një ditë festive për besimtarët hebraik, Yom Kippur.

Por sulme të tilla vazhduan përsëri në disa pjesë të qytetit ku një nga momentet e sulmit në Halle të Gjermanisë është regjistruar në kamerë.

Një video me pamjet dramatike është publikuar nga mediat. Nga video duket se personi nuk qëllon mbi njerëzit. Disa orë më vonë policia ka arritur ta arrestojë e duke paralajmëruar banorët e zonës të qëndrojnë brenda banesave të tyre.