VIDEO/E tmerrshme, luftë në mes të rrugës me bandat. Qëllohet për vdekje biznesmeni

Një luftë e vërtetë ka ndodhur mes bandave dhe një biznesmeni. Dy të armatosur kanë dalë nga makinat e tyre dhe i janë afruar asaj të biznesmenit duke qëlluar brenda makinës së tij.

Biznesmeni është përgjigjur duke qëlluar me armë një nga banditët, duke e lënë të vdekur në vend. Por, më pas edhe vetë biznesmeni ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Video tregon se si dy personat e armatosur qëllojnë brenda makinës dhe biznesmeni arrin t’u kundërpërgjigjet, duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Ndërsa grabitësi tjetër largohet me makinë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Georgetown, Guyana të Afrikës së Jugut.