VIDEO/ E tmerrshme! Tenton të zbresë nga autobusi, urbani tërheq zvarrë të moshuarin

Autobusi ka tërhequr zvarrë një të moshuar në momentin që ky i fundit po zbriste nga urbani.

I moshuari ka ngecur në derën gjysmë të mbyllur të urbanit, dhe në këtë çast shoferi ka ndezur autobusi duke e tërhequr zvarrë për disa metra të moshuarin.

I moshuari ka përfunduar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm pas dëmtimeve që ka pësuar në këmbë ndërsa shoferi i autobusi është pezulluar nga puna.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në qytetin Guangzhou të Kinës.