fbpx

VIDEO/ E trishtë, shikoni si përcillet për në banesën e fundit 72-vjeçarja e vdekur nga covid-19

Zakoni i shqiptarëve e do që njerëzit të përcillen për në banesën e fundit me sa më shumë njerëz, por kjo është e pamundur në këto kohë koranavirusi.

Kjo ka ndodhur edhe në Fier, ku është përcjelle ditën e sotme për në banesën e fundit Leonora Mocka, 72 vjecarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19.

72 vjecarja banonte në fshatin Poro të Vlorës, por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Gruaja e  moshuar nga fshati Poro 72 vjec ,  ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.