fbpx

VIDEO/ Edi Rama dhe Erion Veliaj shembin Teatrin Kombëtar në mes të natës

Pasi u shoqëruan në polici 26 persona, gjatë orëve të natës u shemb Teatri Kombëtar. Forca të shumta policie rrethuan gjatë natës ambientet jashtë Teatrit, ndërsa fadromat mësohet se kanë nisur shembjen e tij.

Sic duket nga pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.

Aksioni të Inspektoriatit të Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës.

Forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve.

U bënë shoqërime të shumta përfshi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila më vonë u lirua.

Në Polici u shoqëruan edhe Neritan Licaj, Astrit Qeranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe. Në total janë shoqëruar 20 persona.