VIDEO ekskluzive/ Thahet ‘Liqeni i Thatë’

Liqeni i thatë në Tiranë siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme të bërë nga real-news.tv është duke u tharë totalisht.

Ka disa ditë që uji pothuajse është zhdukur. Banorët rreth kësaj zone por edhe qytetarë kanë shprehur shqetësimin se kjo po bëhet për ta shndërruar në zonë ndërtimi.

Por real-news.tv kontaktoi burime nga Bashkia Tiranë dhe mësoi se liqeni është duke u tharë sipas një projekti të bashkisë për rehabilitimin total të kësaj zone. Nga Bashkia thonë se duke qenë se është e pamundur të punohet në atë sasi uji, tharja po bëhet e kontrolluar për rehabilitimin dhe pastaj uji do të rikthehet serish në gjendjen e mëparshme.