TË FUNDIT

VIDEO/ Emri i kandidatit të PS, plas sherri në asamble

Ka plasur sherri në Asamblenë e Partisë Socialiste. Përzgjedhja e emrit të  kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Urës-Vajgurore, është bërë mollë sherri mes anëtarëve socialistë, gjatë mbledhjes së asamblesë të këtij qyteti.

Mbledhja drejtohej nga Blendi Klosi, në ambientet e kinemasë së qytetit të Urës-Vajgurore.

Asambleja e Partisë Socialiste të Urës-Vajgurore ka propozuar 2 emra të tjerë kandidatësh për bashkinë: Fatli Afilaj,aktualisht kryetar i këshillit të qarkut Berat dhe Isuf Baze,inspektor në DAR Berat.

Por, pak përpara se të fillonte kjo mbledhje që u shoqërua me debate të ashpra,u nxorrën jashtë nga salla të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste që nuk ishin në asamble,mes tyre edhe ish/kryetari i Partisë Socialiste në Poshnje,Ramadan Baho.

Pas përfundimit të mbledhjes në një nga lokalet e qytetit të Urës-Vajgurore,2 punonjës të bashkisë kanë kërcënuar dhe goditur Ramadan Bahon, duke e bërë atë përgjegjës për konfliktin në mbledhjen e asamblesë.  Ramadani ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Urës-Vajgurore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat