VIDEO/ Ende pa ardhur 30 qershori, i vihet flaka materialeve zgjedhore

Ngjarjet e rënda të ditës së sotme duket se po paralajmërojnë atë që do të ndodhë më 30 qershor.  Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër.  Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti.

Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Disa u futën me forcë brenda shkollës.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.