fbpx

VIDEO/Fjodora Fjora zbulon më në fund statusin e jetës private

640-0-5e45396059172.png

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone” nga Ester Bylyku. Si rrallëherë, ajo ka treguar të reja nga jeta private duke zbuluar dhe statusin e saj aktual.

E pyetur nga Ester Bylyku nëse është në një lidhje, Fjodora u përgjigj se situata është e komplikuar megjithatë anon më shumë nga Po-ja.

Pjesë nga biseda mes tyre: Ester Bylyku: Aktualisht a je në një lidhje?

Fjodora Fjora: Është e komplikuar

Ester Bylyku: Nga anon pak më shumë, nga po-ja apo nga jo-ja?

Fjodora Fjora: Po.

Po ashtu moderatorja ka shtuar se është shumë e lumtur me jetën e saj private dhe kjo jo vetëm për shkak të një mashkulli por sepse është prind dhe një grua e plotësuar. “Jam e lumtur sepse jam prind, jam një njeri i kënaqur në gjërat që bëj dhe ndihem mirë. Më pëlqen, momenti, stadi në të cilin ndodhet jeta ime me pëlqen”, u përgjigj ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303