fbpx

VIDEO/ Flet Paloka për bojën: Më ndihmoi Zoti se…

4050933f919c3667df985652670c2f1f_L.jpg

Zv.kryetari i parlamentit Edi Paloka ka thënë sot në studion e “Opinion”, se gjesti i tij ndaj Ramës ka qenë i menduar dhe mirëorganizuar.

Paloka tha se ndryshe nga sa po heton Garda për ndonjë lëndë helmuese, solucioni ishte bojë stilografi. Në emisionin “Opinion”, nënkryetari i PD-së tha se “Zoti e ndihmoi” që ia hodhi bojën “tamam në gojën e qelbur”.

“Heton Garda, se si heton garda e dinë këta, për lëndë kimike, helmuese. Ka qenë solucion bojë, dhe ka qenë e mirëmenduar. Më ndihmoi edhe zoti që ia hodha tamam në gojën e qelbur, të një kryeministri që fyen të gjithë, i fyen shqiptarët. E kisha mirëmenduar, madje isha përgatitur mirë prej një jave madje. Por nuk do e bëja nëse nuk do fyente”, u shpreh Edi Paloka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303