VIDEO/ Flet studentja që ia “mblodhi” Ramës

Një studente në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës u përball me Kryeministrin gjatë debatit dhe madje me një grup shumë të madh studentësh e braktisi mbledhjen.

Në dalje të fakulteti studentja foli për mediat. Ajo është shprehur se nuk mund të rrinte brenda për të dëgjuar monologun e Ramës.

“Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH. Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër”

E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.

Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në ëhatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva”, tha ndër të tjera ajo. /Real-news.tv/

Lër një koment