fbpx

VIDEO-FOTO / Mbyllet protesta, opozita zyrtarisht pa deputetë në Parlament

protesta.jpeg

Nga sot deputetët e opozitës nuk janë më në parlament.

Nën thirrjen “Rama ik” dhe të shoqëruar nga mijëra mbështetës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputetët e grupeve parlamentare të opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet  në kryesinë e Kuvendit.

Protesta e nisur rreth orës 10:30 fillimisht para parlamentit për tu zhvendosur më pas para kryesisë u mbyll rreth orës 13:00 me fjalimin mbyllës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se tani protestat do të jenë jo vetëm në Tiranë por dhe në shumë qytete të tjera.

 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlroë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit Zoti e bekoftë Shqipërinë. Pas protestes pritet mbledhja e grupit PD per te vendosur per axhenden e protestave te tjera.

WhatsApp Image 2019-02-21 at 13.08.58 WhatsApp Image 2019-02-21 at 13.09.03 (1) WhatsApp Image 2019-02-21 at 13.09.03 WhatsApp Image 2019-02-21 at 09.13.52 police-shashka-1 Ndizet-protesta-12 Ndizet-protesta-8 protesta
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303