VIDEO-Frika nga tërmeti/ Lleshaj përplaset me qytetarët për 12-katshin në Lezhë: Është i sigurt! Banori: Hajde rri me mua sonte!

Bashkia e Lezhës dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj janë përplasur për pallatin 12 katësh në lagjen “Besëlidhja”.

Bashkia u kërkon banorëve të qëndrojnë jashtë pallatit deri në verifikimin e objektit. Ndërsa Lleshaj nga ana tjetër thotë se është i sigurt.

Maksimumi nesër, ose sonte do të vijnë ekspertët për t’ju hequr merakun juve. Pallatit nuk iu është thyer një xham. Ajo që shoh unë se ky është një ndër pallatet në gjendjen më të mirë që kam parë edhe në Tiranë. Unë për vete me qenë 1 javë vij edhe rri këtu. Tek pallatet maten kolonat dhe jo muret.”

Ndërkohë banorët nuk dinë ende se çfarë të bëjnë.

Leshaj është përballur edhe kundërshtimin e drejtorit të urbanistikës në bashki, Nik Lekën.

Disa prej banorëve kanë dalë jashtë dhe kanë braktisur pallatin.

Banori: Duam të dimë nga një specialist i ndërtimit ku jemi?
Lleshaj: Erdha me pa, i thashë një zonje aty në qoftë se keni ndonjë apartament bosh të vijë të rri këtu s’do ishte keq.
Banori 1: Hajde rri me mua sonte.

Banori 2: Ta lëshoj dhe unë por a ka ndonjë specialist. Jo me duar në xhepa o shef!

Lleshaj: Dëgjo, asnjë borxh nuk të kam. E para njëherë asnjë borxh nuk të kam.
Banori 1: Jo, borxh na ke se ti je shtet. Ne paguajmë taksa, borxh na ke, me na sqaru a të rrimë a mos të rrimë. Nuk duam asgjë tjetër. me na pru një ekspert.
Lleshaj: Nuk ju kam asnjë borxh.
Banori 1: Borxh na ke se paguajmë taksa, unë paguaj taksa për sigurinë e jetës e të gjitha.
Lleshaj: Ke paguar ndonjë taksë ti për sigurinë ndaj tërmetit.
Banori 3: Kemi tre ditë që presim nga shteti që do të vijnë të koalidohet e do vijnë ekspertë.
Lleshaj: Ti çfarë halli ke, pse pret?
Banori 3: Po ku të shkojmë. Me ditë a të rrimë brenda a jo.
Lleshaj: Po kush ka thënë që duhet me dalë.
Banorët: Sot na ka thënë kryetari i bashkisë, me specialistët, inxhinierët. Ka dëmtime serioze, na thënë do i vëmë shiritin.