Video/ Gafat e francezëve në ndeshjen Francë-Shqipëri

Po luhet në Francë ndeshja Francë Shqipëri.

Francezët kanë gabuar në minutat para fillimit të ndeshjes, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos gabimisht ai i Andorës.

Organizatorët francezë vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë.

Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë, për gabimin që ishte bërë me ngatërrimin e himnit në minutat e para.