VIDEO / Grabitet me armë një argjendari përballë Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një argjendari  ka rënë pre e një grabitje këtë të shtunë.

Mësohet se një person i armatosur ka hyrë në argjendari ‘Diamant’ duke marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë.

Po ashtu bëhet e ditur se grabitësi ka marrë një shumë të madhe parash që ndodheshin në banakun e argjendarisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, por prezenca e efektivëve të policisë nuk i ka ndaluar që të kryej veprën kriminale.