VIDEO/ “Hajduti më i madh i pronave”, Klevis Balliu akuzon Sandër Lleshajn: Ja si dyfishoi tokat në Maminas!

lleshaj-dhe-balliu-780x405.jpg

Klevis Balliu ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e kaluar në “Open” ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Llesghaj, babait të tij dhe të vëllait, se kanë grabitur tokë shteti në Maminas.

Për këtë Balliu tha se ka edhe prova ku tregoi edhe disa dokumenta që vërtetojnë sipas tij tjetërsimin e pronës shtetërore në tokë private në vitin 2015.

Balliu tha se ndryshe sa ka deklaruar prej një viti se projekti i Unazës së madhe është korruptiv, për këtë vepër sipas tuij tha se është zbuluar se nuk ka fare projekt.

Nuk ka projekt publik, nuk ta thotë askush as sa metra largohet. Tani do t’ju jap rastin më flagrant të mundshëm, Salillari ka fituar projektin, topografi i kësaj kompanie thotë se ka gabime të qëllimshme në projekt, dhe nuk ka emrër as shënim nga ekspertët. Vlera ka shkuar 40 milionë euro se topografi nuk ekziston. Është kjo arsyeja pse Salillari doli në konflikt interesi dhe shkelje ligjore me INK. Salellari e paguan 50% tek aksi Milot-Morinë. Po dhunohen barbarisht me fëmijë e me të gjitha për të vjedhur para. Po e bëj premtim solemn, nëse një qeveritar më hedh poshtë një presje të vogël nga kjo që them, unë tërhiqem nga kjo kauzë. Njeriu që hodhi gaz lotsjellës, është hajduti më i madh bashkë me babain dhe Vëllain e vet. Kjo është tapia që ka Sandër Lleshaj në një tokë në Maminas, e bërë me qeverinë e Edi Ramës. Lleshaj ka pasur 1000 m2, është tokë e shtetit. Ky e ka bërë në 2015, nuk e di e ka bërë rrush apo hashash se ka qenë edhe koha e kanabisit. Njëra nga pasuritë e Sandër Lleshajt është 24 km nga Astiri që është një grabitje, i quan banorët e Astirit uzurpues, ky është uzurpues për vete. Për tokën që ka Sandër Lleshaj, vëllai i tij Ndue Lleshaj, është ja ku e keni, tokë shteti shkruhet. Në Astir po bëhen kulla, në vendet ku po shemben banesat e banorëve”, tha Balliu.

scroll to top