Video / I padëshiruar nga Presidenti Meta, Borchardt-gazetarëve: Me lini të qetë!

Screenshot_1-31.png

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt ka reaguar pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta.

“OSBE është organizatë dhe priret drejt dialogut. Me lini të qetë”, është shprehur ambasadori, pas takimit që pati me zyrtarë të opozitës.

Vendimi i Presidentit Meta u refuzua të komentohet edhe nga zyrtarët e Asamblesë së OSBE.

“Nuk preferoj të komentoj vendimin e Presidentit Ilir Meta”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë, Montella.

Në takimin me OSBE me opozitën është diskutuar për Reformën Zgjedhore.

Burime brenda mbledhjes kanë konfirmuar se është diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe se si do të vijojnë bisedimet për zgjidhjen e një ngërçi që ka përfshirë vendin. Në dalje të delegacionit Borchardt është pyetur nga mediat për vendimin e Presidentit për të mos e qasur më në Presidencë për arsyet e sipërpërmenduar dhe Borchardt thjeshtë tha se OSBE është një organizatë e ligjshme në Shqipëri dhe ka shtyrë mikrofonat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303