fbpx

VIDEO/ ‘Ishte bërë tym i zi, nga fundi i dheut vinin ulërima”, banorja ende me pizhame nga tërmeti rrëfen si arriti të shpëtojë

rrr.jpg

Një banore e lagjes numër 6 në Durrës, e dëmtuar shumë nga tërmeti, ka treguar tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Banorja tregoi si kishte arritur të dilte jashtë pas tërmetit, ku sipas saj, ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati.

Nuk kemi ditur çfarë të bëjmë, u ulëm në krevat dhe kemi bërtit me sa kishim në kokë. Nuk lëvizëm nga vendi, vetëm i luteshim Zotit. U ngritëm pastaj, e pamë që s’po pushonte, binin gjëra gjithandej. Shkuam te dera, shyqyr u hap. Po bërtisja si e çmendur, njerëzit po dilnin me qetësi. Këtu ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati. Kati poshtë ishte rrafshuar, po shikoni drita nga lart”, tregon banorja për News 24.

Nuk jeni rikthyer në banesën tuaj?
Jo. Jam akoma me pizhame.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303