VIDEO/ Iu duk si artist? Clinton nuk njeh Ramën, e injoron

Pasi përfundoi fjalën e tij në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Cinton ka takuar dhe përshëndetur liderët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo që vihet re gjatë takimit ishte injorimi i Clinton ndaj Ramës, të cilit nuk ia dha dorën.

Ai nisi menjëherë më shtrëngimin e duarve me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ndodhej pranë kryeministrit Rama.

Më tej, Clinton ka përshëndetur presidentët Thaçi dhe Meta dhe së fundmi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mesa duket Clinton e ka ngatërruar Ramën me ndonjë artist, pasi ky i fundit kishte vendosur një palë syze dielli mjaft ‘trendy’ dhe ndoshta ish-presidenti i SHBA e ka patur të vështirë ta identifikojë si kryeministrin e Shqipërisë.

Më poshtë, gjeni momentin e injorimit nga ana e Clinton./real-news.tv