VIDEO/ Izabelës nuk i shteren lotët: Dua edhe unë të kem…

Izabela dhe vëllai i saj janë nxënës shembullorë në shkollë, por ata nuk kanë as kushtet më minimale në të ashtuquajturën shtëpi.

Nuk kanë as energji elektrike për të bërë detyrat, të cilat i bëjnë vetëm me dritën e diellit. Fëmijët tregojnë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 vështirësitë dhe hallet që nuk ngjasojnë me asnjë bashkëmoshatar tjetër.

“Jam 11 vjeç në klasë të pestë. Në klasë kam qenë e para, por tani kam rënë nga mësimet. Drejtori më ka nxjerrë si shembullore para klasës, jam e dalluar në matematikë dhe në lexim. Kushtet janë të këqija. Kur binte shi nuk mund t’i përfundoja të gjitha detyrat, vetëm gjysmat përfundoja mësuesja ma falte më thoshte jam nxënëse e rregullt. Jemi keq, këtu nuk ka as derë as dritare, as drita nuk ka. Doja të kisha një dhomë të bëja detyrat dhe mësimet. Kur vij bëj detyrat se s’ka drita më vonë. Shtrihemi pastaj nuk kemi çfarë të bëjmë. Doja ta kisha një banesë të bëja detyrat pastaj të shikoja televizor. Do doja të jetoja si shoqet e mia, të shkoja në ekskursion. Por nuk kam shkuar asnjëherë”, shprehet Izabela 11-vjeçare. Ndërsa vëllai i saj thotë se janë shumë keq pasi u mungojnë dritat, dyert dhe dritaret.BW