Video/ Ja ku fshihet kryeministri britanik për të shmangur gazetarët

boris-2-3.jpg

E ndërsa momenti i zgjedhjeve po afron gjithnjë e më shumë, interesi i gazetarëve ndaj liderit të Konservatorëve, Boris Johnson, është mjaft i lartë.

Me sa duket Johnson është lodhur nga intervistat e shumta këto kohë dhe iu shmang interesit të gazetarëve duke zgjedhur një vend të pazakontë për “tu fshehur”.

Për të shmangur gazetarët, Johnson, është fshehur në një frigorifer për të shmangur intervistat e gazetarëve të programit  ITV1 show.

Për të mos u përballur me reporterët, Johnson, siç u tha, kishte hyrë në një dhomë të lëvizshme frigoriferike ndërsa ndodhej në Pudsey, West Yorkshire ku po ndihmonte në shpërndarjen e qumështit.

Ai kishte qëndruar në frigorifer për disa minuta. Burime nga partia e tij megjithatë i hodhën poshtë këto pretendime të moderatorit të njohur Morgan, duke thënë se shefi i ekzekutivit nuk ishte fshehur, dhe se po konsultohej me këshilltarët e tij për intervistat e planifikuara.

Zgjedhjet në Britani të Madhe mbahen ditën e nesërme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303