fbpx

VIDEO/ Ja momenti kur 34-vjeçari  shpërtheu me makinë derën e komisariatit të policisë

fghfghfh.jpg

Momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit i 34-vjeçarit me iniciale B. L., i cili pasi ka hyrë në ambientet e omisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz, është publikuar me video ditën e sotme.

Në videon e publikuar nga Abc News ai duket duke ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303