VIDEO/ Ja si e surprizoi Fero Arbenitën në ditën e të dashuruarve

Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Fero kanë festuar dje ditën e tyre.

Me rastin e Shën Valentinit, reperi ka vendosur të bëjë gjestin e ëmbël për partneren e tij, duke e surprizuar me një dhuratë të këndshme.

Ishte vetë Arbenita ajo që tregoi nëpërmjet një postimi në InstaStory çfarë i kishte dhuruar i dashuri i saj.

Modelja mori një buqetë me lule së bashku me disa tullumbace të kuq dhe dukej super e lumtur nga ky gjest i ëmbël.

Arbenita u shfaq e buzëqeshur në videon në InstaStory dhe ka dhuruar një puthje drejt kamerës, me siguri për partnerin e saj.

Megjithëse janë përfolur shpesh për ndarje, ata kanë vërtetuar shpesh të kundërtën dhe herë pas here në rrjete sociale tregojnë se janë më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin.