fbpx

Video/ Kaloi temperaturë të lartë, Mersida tashmë nuk flet dhe dëgjon, bën thirrjen drithëruese

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Mersida Murga 20 vjeçe nga fshati Shishtavec ndodhet në kushtet e aftësive të kufizuara (nuk dëgjon dhe nuk flet) dhe kërkon ndihmë për të kryer një operacion për t’iu kthyer normalitetit .

Mersida në moshën 1-vjeçare kaloi temperaturë, rrugët ishin të mbyllura nga dëbora dhe ajo nuk mundi të shkojë në kohë drejt spitalit të Kukësit.

Prej 19 vitesh ajo nuk flet dhe nuk dëgjon por memoria e saj është shumë e fortë. E ëma e saj Bukurie Murga thotë se asnjëherë nuk është ndalur së kërkuari ndihmë në të gjitha spitalet për shërimin e vajzës por operacioni kërkon një shumë prej 30 000 eurosh, të cilat familja nuk i mundëson dot.

Bukurie Murga udhëtoi edhe drejt Gjermanisë para një viti jo për të kërkuar azil por gjithmonë për shërimim e të bijës. Në prag të një konsulte mjekësore policia e riktheu Bukurien në Shqipëri. Ajo tani ka shpresën vetëm tek shqiptarët dhe çdokush që mundet ta ndihmojë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303