VIDEO/ Karius nuk mëson kurrë, bën gafën fatale

loris-karius.jpg

Fantazmat e finales së UEFA Champions League të vitit 2018 kanë nisur të shfaqen në memorien e Loris Karius.

Ish-gardiani i Liverpool ka bërë një tjetër paraqitje të shëmtuar, këtë herë në miqësoren mes Besiktas dhe Altınordu, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Belgu tentoi të kapë me duar topin e krosuar nga e majta, por fatkeqësisht i rrëshkiti, duke përfunduar në rrjetë. Një skenë e ngjashme me golin e 3-1 shënuar nga Gareth Bale në sfidën e Champions mes Realit dhe Liverpool.

scroll to top