Video/ Këputet litari në ajër, humbin jetën dy ushtarakë

Dy anëtarë të forcave ajrore të Kolumbisë kanë humbur jetën në një incident tragjik.

2 ushtarakët po kryenin një marifet në ajër teksa ishin lidhur me litar në një helikopter dhe mbanin flamurin kombëtar, por papritmas litari këputet dhe ata bien në tokë.

Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë po heton shkaqet e tragjedisë.