fbpx

VIDEO/ Kështu u turpërua dje mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

resize.jpg

Mbrojtësi anglez Harry Maguire la Leicesterin një vit më parë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në një transferim të realizuar për shumën e 91.7 milionë eurove, shifër kjo më e larta e paguar për një mbrojtës në historinë e futbollit.

Por ditën e djeshme, kur Manchester United mposhti Bournemouth me rezultatin 5-2, ndonëse vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të sulmuesit 30-vjeçar junior Stanislas.

Ky i fundit, pas zhvillimeve të një aksioni, u vu në zotërim të topit brenda zonës, por shumë pranë vijës fundore dhe i kaloi sferën mes këmbëve mbrojtësit Maguirre në mënyrë poshtëruese, ndërsa më pas i vetëm me De Gean shënoi golin e avantazhit.

Videoja e driblimit bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa fansat nuk i kursyen kritikat për mbrojtësin e kombëtares angleze dhe Manchester United, teksa disa e cilësuan edhe si fundin e karrierës për të.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303