Pasi krenoi gjithë shqiptarët duke mposhtur në kategorinë IBF, ukrainiasin, Maxim Prodan, boksieri Florian Marku është rikthyer si Kampion në Tiranë. Në një video publikuar në rrjetet sociale, boksieri udhëton me Ferrari në rrugët e Tiranës, dhe në sfond dëgjohet muzika e Noizy-t, “Jena Mbretër”.
Boksieri Florian Marku u shpall kampion bote në IBF, në kategorinë Welterweight. Marku mposhti në Londër të pathyeshmin Maxim Prodan, që ishte edhe mbajtësi i titullit.

