Video/Kryebashkiakja u tërhoq zvarrë në mes të qytetit, i prenë flokët dhe e lyen me bojë të kuqe

Kryebashkiakja e një qyteti të vogël në Bolivi është sulmuar nga protestuesit e opozitës, të cilët e tërhoqën atë nëpër rrugë, e lyen me bojë të kuqe dhe i prenë me forcë flokët.

Patricia Arce e partisë qeverisëse Mas u dorëzua në polici në Vinto pas disa orësh.

Kjo ngjarje ndodhi një seri përplasjesh të dhunshme midis mbështetësve të qeverisë dhe kundërshtarëve, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Të paktën tre persona kanë vdekur deri më tani.

Një grup protestuesish kundër qeverisë bllokuan një urë në Vinto, një qytet i vogël në provincën Cochabamba në Bolivinë qendrore, si pjesë e demonstratave të tyre të vazhdueshme pas zgjedhjeve presidenciale në 20 tetor.

Protestuesit fajësuan kryebashkiaken Arce atë për vdekjen e dy protestuesve.

Në mes të britmave  “vrasëse, vrasëse”, burra të maskuar e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët drejt urës. Atje, ata e bënë të gjunjëzohej, i prenë flokët dhe e lyen me bojë të kuqe. Ata gjithashtu e detyruan atë të nënshkruajë një letër dorëheqjeje.

Arce u dorëzua përfundimisht në polici, e më pas e çuan në një qendër lokale shëndetësore./real-news.tv/