VIDEO/ Kryeministri Rama, apel për fermerët në vend: Ju kanë mbetur vetëm 20 ditë

fermeret-1.jpg

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale Kryeministri Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se të gjithë fermerët shqiptarë kanë kohë deri më 19 qershor që të aplikojnë për financime tek Skema Kombëtare.

Rama ka publikuar historinë e një fermeri me emrin Besniku, që ka ngritur sipërmarrjen e tij të prodhimit të bimëve aromatike dhe mjekësore me të cilat furnizon kompanitë më të mëdha farmaceutike të Europës e shumë shpejt edhe të SHBA-së.

“Në Këmishtaj të Qarkut Fier, ku Besniku ka ngritur sipërmarrjen mbresëlënëse të prodhimit të bimëve aromatike dhe mjekësore me të cilat furnizon kompanitë më të mëdha farmaceutike të Europës e shumë shpejt edhe të SHBA-së. “BioBess” është pajisur me një teknologji të avancuar të përpunimit dhe përgatitjes së këtyre bimëve, falë mbështetjes financiare të shtetit përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

1 nga 400 fermerët shqiptarë që shesin prodhimet e tyre për “BioBes” është edhe Martirjo, i cili gjithashtu u mbështet financiarisht nga AZHBR dhe ka tashmë një mekanikë bujqësore të specializuar për prodhimin e bimëve mjekësore. KUJTESË: Nga sot deri më 19 Qershor, duke aplikuar online në https://e-albania.al me zero dokumente, përfitoni financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit shqiptar,”– shkruan Rama krah videos.

scroll to top