fbpx

Kur rruga e amortizuar të rrezikon edhe jetën…

Screenshot_1-61.png

Një banesë në fshatin Samaticë të Beratit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, por vetëm pas ndërhyrjes së banorëve të fshatit është bërë e mundur shmangia e ndonjë tragjedia të mundshme.

E gjithë kjo, pasi në këtë fshat rrugë lënë për të dëshiruar, gjë që ka shkaktuar edhe vonesën e zjarrfikëses në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes në kohë mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Problemi i rrugës së këtij fshati është ngritur shpeshherë nga banorët e fshatit, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Sot tragjedia u shmang, po nesër?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *