Mjeku shqiptar infeksionist, Arjet Gega ka marrë së fundmi vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Ai është mjeku shqiptar i parë që ka marrë vaksinën, ku ka shpërndarë edhe një video duke bërë edhe një apel të rëndësishëm.
“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. #PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston nga momenti i vaksinimit.
Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe është vaksinuar si pjesë e stafit shëndetësor.