Video/ Kylie Jenner na lë pa fjalë, befason me zyrën e saj super luksoze

26ca080b17e17bc1aa553e5fa2b9f5a2_L.jpg

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner i ka befasuar të gjithë me videon e saj më të fundit në kanalin e ‘Youtube’. 22-vjeçarja ka zgedhur t’i tregojë ndjekësve pamjen e plotë të zyrës së produkteve të bukurisë që ajo ka publikuar në treg tashmë. Duke nisur që nga hyrja, ngjyra rozë dhe bezhë e cila mbizotëron edhe në ambientet e ngrënies apo vendit të mbledhjeve, Jenner i ka befasuar të gjithë me luksin e shfaqur dhe arredimin që ka zgjedhur për vendin e saj të punës.

Ndonëse pritej që miliarderja të ishte e rrethuar nga një ambient mjaft luksoz, video e fundit e publikuar nga ajo ka thyer çdo pritshmëri, duke bërë që në rrjet të qarkullojnë një sërë komentesh.

Më poshtë ju bashkangjisim pamjet të cilat do ju lënë pa fjalë me siguri

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303