Video-loja e shumëpritur vendos rekord historik

RDR.jpg

Red Dead Redemption 2 ka vendosur një rekord historik fitimesh për tre ditët e para që ka dalë në shitje.

Projekti më i fundit i “Rockstar” ka sjellë fitime prej 725 milionë dollarësh. Kjo shifër është më e madhja për tri ditët e para nga çdo lloj materiali në industrinë e argëtimit (filmat, muzikë etj.).

“Red Dead Redemption 2” zhvillohet në kohën e perëndimit të largët amerikan, në vitin 1899, dhe ngjarja shihet nga sytë e Arthur Morgan, anëtar i një bande të rrezikshme holandezësh.

scroll to top