fbpx

“Video-lojërat janë haram”

battlegrounds.jpg

Një autoritet islamik ka vendosur që të ndalojë një video-lojë popullore për faktin se është “shpenzim i kotë kohe”.

Udhëheqësit fetarë në Kurdistan thotë se Player Unknown’s Battlegrounds (PUBG) po i bën njerëzit të fiksuar dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta ndalojnë me fe këtë video-lojë.

Video-loja PUBG është një “online multiplayer” ku rreth 100 lojtarë hidhen në një ishull dhe aty duhet të gjejnë armë dhe të luftojnë njëri-tjetrin derisa të mbesë gjallë vetëm njëri prej tyre.

“Islami thotë që shpenzimi i kohës kot është haram. Kjo video-lojë hyn në aktivitetet pa vlerë dhe shumë njerëz në Kurdistan janë fiksuar pas saj. Nuk sjell asnjë të mirë për njerëzit dhe për ata që i rrethojnë”, shprehen klerikët në Kurdistan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *