fbpx

VIDEO/ Luani i kafshon dorën punonjësit të kopshtit zoologjik

Një luan i mbyllur në një kafaz u tregua mjaft agresiv me punonjësin e kopshtit zoologjik. Teksa ky i fundit po e ushqente si çdo ditë, luani i është sulur dhe i ka kafshuar dorën. Ngjarja ka ndodhur tek një kopsht zoologjik në Pakistan.

Punonjësi Kanua Piradita po i dhite mish luanit në momentin që dora e tij u kafshua. Sipas mediave të huaja, luani e ka mbajtur dorën në gojë për afro 40 sekonda dhe më pas e ka lëshuar. Ende nuk dihet gjë për gjendjen shëndetësore të punonjësit.