fbpx

VIDEO / “Luftë” në Parlamentin e malazez: Dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime deputetësh!

Screenshot_1-23.jpg

Miratimi i ligjit për komunitetet është shoqëruar me protesta, dhunë dhe arrestime në Parlamentin e Malit të Zi.

Pas mesnatës seanca u ndërpre, pasi siç raporton Al Jazeera u hodh një lëndë e ngjashme me gazin lotsjellës.

Ligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa brenda dhe jashtë parlamentit pati protesta të dhunshme.

Pas incidentit, 22 persona u arrestuan – 18 deputetë të partisë Fronti Demokratik dhe katër të tjerë.

Kjo forcë politike paraqiti më shumë se 100 ndryshime në projektligj, por ato u kundërshtuan nga koalicioni qeverisës.

Më herët gjatë ditës së djeshme, qindra përkrahës të opozitës pro-serbe dolën në rrugët e Podgoricës për të protestuar kundër projektligjit.

Policia vendosi barriera metalike përgjatë rrugëve për të parandaluar protestuesit, përfshirë disa priftërinj, të cilët ishin përpara parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin për projektligjin.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i heqë pronën, duke përfshirë dhjetëra manastire mesjetare dhe kisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303